Pak çaste më parë, te “Kënga Magjike” u dha çmimi i “Artistit të ri më të mirë”. Të nominuar ishin: Wendi Mancaku – “Ëndrra ime”; Olsi Bylyku & Lorenc Hasrama – “Si të flas”; Krusita – “Akull”.
Manjola Nallbani dhe Armend Rexhepagiqi, si përfaqësues të jurisë së kategorisë “Best New Artist”, zgjodhën si fituese Wendi Mancakun.
Vokali dhe profesionalizmi i Wendit ra në sy tek të gjithë, pasi siç mund ta shihni edhe në sondazhin e realizuar nga Anabel.al, Wendi është e preferuara e votuesve.
Pas saj renditen Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama,
ndërsa në vend të tretë Krusita.
Këngën e Wendit e gjeni në vijim.