Është dita e tretë e protestës studentore. Çka nisi si një refuzim i tarifës për kredit për provimet e mbetura, u zhvillua në një lëvizje që përfshiu studentët e gjithë vendit në kërkimin e asaj që meritojnë: arsim të denjë. Ndër katër kërkesat e studentëve, vetëm një është plotësuar, anulimi i VKM për tarifën shtesë. Studentët protestojnë ende për përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësim të kushteve të konvikteve dhe pajisjen me Kartë Studenti, brenda këtij viti akademik.
Sado të qartë të kenë qenë studentët në kërkesat e tyre, asgjë s’flet më pastër e më me ndjenjë se pankartat që ata vetë realizuan për të shprehur pakënaqësinë, madje mllefin që ndjejnë ndaj sistemit. Më poshtë janë listuar disa nga pankartat që vetë protestuesit dërguan në faqen e Anabel në Instagram e të tjera publikuar më herët.
Redaksia jonë mbështet me gjithë zemër studentët në misionin e tyre. Studentët shqiptarë meritojnë shumë më shumë nga ç’u ofrohet nga shkollat në vend. Le të mos ndalen para asgjëje për të ardhmen e tyre dhe të kombit. Ne jemi me studentët.
Referencë nga kënga e Eminem, “Killshot”: “Duhet të të bëja me karrierë, që të ta shkatërroja”. Fotoja është gjithashtu rikrijim i cover art të këngës.
Referuar komenteve që fshihen në faqen në Facebook të Edi Ramës.
Një student IT thotë në mënyrën e tij se nëse kërkesat nuk plotësohen, atëherë protesto.
Referencë nga seriali “Breaking Bad”: Unë nuk jam në rrezik Lindita, unë jam rreziku.”
Referecë nga “Casa de Papel,” ku protagonistët vjedhin një bankë. Në foto, protagonistët janë Rama dhe Nikolla.
“Kërkoni takim me ne? Do mundeni të na shihni në sy?”
“S’kemi lekë as për pankarta.”
Meme: Sistemi i sheh studentët si një tufë me lekë
“I dashur Babagjysh, Dhurata që duam këtë vit për studentët dhe gjithë shqiptarët: Merr L. Nikollën dhe gjithë politikanët, futi në thesin tënd dhe dërgoji në të sëmës.”
“Sekreti i lirisë qëndron në edukimin e individit. Sekreti i tiranisë është që t’i mbajë ata injorantë.”
Referuar infermierëve dhe mjekëve shqiptarë që largohen drejt Gjermanisë.
“Shkurtoni kostot, jo ëndrrat.”
Referuar protestave të 28 viteve më parë, kur studentët rrëzuan sistemin komunist.
“Mos u dorëzoni kurrë! Ne jemi fuqia e vërtetë.”
“Me ken shkodran, tana i ban. Edhe tarifat i hedh n’kazan.”
“Një rini që nuk proteston, është një rini e vdekur.”
Referuar këngës së Robert Aliaj, "Ah ku më hodhi Zoti"
Courtesy of @piinkmani
Referuar një videoje pornografike, courtesy of @piinkmani
Trëndafilat janë të kuq/Vjollcat janë blu/Të drejtat ne i marrim vetë/Nëse s’na i jepni ju
Referencë nga seriali “Game of Thrones”: “Studentët po vijnë”
Shiko poshtë
Referuar deklaratës së Mirela Kumbaros, që përdori citatin e John Ëaters, “Nëse dikush s’ka libra në shtëpi, mos u q*ni me ta.” Në pankartë: “Thjesht sepse lexojmë shumë, s’do të thotë që qeveria mund të na q*jë.”
“Edukimi nuk është privilegj.”
“Po sikur kura e kancerit të ketë ngecur brenda mendjes së dikujt që s’përballon dot shkollimin?”
Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr!
Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥
#geekbaralbania #evapifyalbania
Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.
Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?
Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë.
Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi
Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood
Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.
Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱
Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4
Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria.
Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa.
Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.
Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm
RIP Dawson