Meghan ndryshoi modelin e flokëve dhe bota 'ktheu kokën'

 Read in English

Së fundmi po përflitet se Meghan Markle ka bërë një ndryshim në modelin e flokëve. Konkretisht bëhet fjalë për një prerje me shkallëzim që nuk ka kaluar kurrësesi pa u vënë re.

Ditën e djeshme, dukesha ka qenë e pranishme në një mbledhje në Kolegjin King. E veshur me një fustan të zi minimalist, gjithë vëmendja e njerëzve ka shkuar tek flokët e saj.

Në fotot e shkrepura në eventin në fjalë, flokët e Meghan duken disi më të shkurtër dhe më të çrregullt. Ndaj pamja e shpupuritur bukur e dukeshës ka zënë sot vend në mediat sociale dhe në faqet e portaleve të huaja.

Nëse po pyesni pse...

Epo sepse Meghan është Meghan dhe çdo ndryshim i saj në pamje apo çdo dalje jashtë kornizave kthehet sa hap e mbyll sytë në një lajm. Për të mos harruar pastaj faktin që Meghan që prej marrjes së titullit dukeshë nuk ka guxuar thuajse aspak me ndryshimet në pamje.

Artikuj të ngjashëm