Protestë kombëtare: Bllokohen rrugët e Tiranës, nisin marshimet edhe në rrethe!

 Read in English
Foto e marrë nga protesta e djeshme

Siç edhe u paralajmërua ditën e djeshme, studentët kanë rinisur sot protestën dhe duket se nuk e kanë në plan të ndalen pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/🇦🇱🇽🇰 (@vipscreen) on

Pavarësisht tërheqjes së qeverisë dhe shfuqizimit të nenit 4 të VKM- së, protestuesit kërkojnë ndër të tjera ulje të tarifës së studimit si dhe përmirësim të kushteve dhe rritje të cilësisë së arsimit shqiptar.

Ka nisur marshimi i studentëve që po rrethojnë Ministrinë e Arsimit si dhe kanë bllokuar kryqëzimin e “21 dhjetorit” me pankarta mbi duar.

Dita e trete e protestes se studenteve on Vidnews.

Situata është e njëjtë edhe në Fakultetin e Mjekësisë, rruga përgjatë të cilit është bërë e pakalueshme nga turma e vendosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/🇦🇱🇽🇰 (@vipscreen) on

Po kështu edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës po drejtohen për nga ministria përkatëse.

Marshimi i studenteve te Bujqesorit on Vidnews.

Protesta ka marrë përmasa kombëtare duke përfshirë kështu, edhe gjatë kohës që flasim, qytete të ndryshme.

Disa nga kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë janë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese. (e plotësuar)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019 etj.

 

Artikuj të ngjashëm