Zbulohet surpriza e radhës në ‘Kënga Magjike’!

 Read in English

Nëse menduat se performanca e djeshme e balerinës Klaudia Pepa në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike” do të ishte surpriza e vetme në kërcim, gaboheni. Moderatorja Bora Zemani do të kërcejë gjithashtu!

Qe koreografi Albi Nako ai që disa orë më parë, përmes Insta Story- t zbuloi një nga surprizat e eventit muzikor.

Në video shfaqet moderatorja së bashku me trupën e baletit teksa realizon provat përfundimtare.

Mbrëmjen e djeshme, Klaudia elektrizoi skenën bashkë më trupën e baletit të Canale 5, ku shkëlqeu nën një fustan të shkurtër me thekë të rrallë nga Elisabetta Franchi.

Për të mësuar më shumë rreth veshjeve të konkurrentëve dhe moderatorëve, në natën e parë të "Kënga Magjike" na lexoni këtu ose këtu.

Artikuj të ngjashëm