Kjo është ngjyra e vitit 2019!

 Read in English

Çdo dhjetor, ekspertët e Pantone analizojnë gjithë globin për të parashikuar ngjyrën më popullore për vitin që vjet.

Nëse mendoni se është thjesht një hamendësim, kini parasysh se Pantone dërgon dhjetë njerëz të udhëtojnë botën për të parë ç’është në modë duke nisur që nga veshjet e deri te makinat për të zbuluar ngjyrën e vitit.

Vjet, ngjyra e vititi ishte një vjollcë e veçantë, ndërsa vitin para tij, një e gjelbërt gjethore. Njihuni me Koralin e Gjallë, ngjyrën që do të pushtojë 2019-n.

Ngjyra portokalli në rozë jo vetëm që i shkon kujtdo, por mund të përdoret në një sërë mënyrash: në faqe, në thonj, sy, apo buzë.

Për më tepër, ngjyrat më popullore në Pinterest muajt e fundit kanë qenë ato me tone të ngrohta, kështu që Pantone i ka rënë pikës me zgjedhjen.

Artikuj të ngjashëm