Administrata u jep sërish lamtumirën drekave dhe darkave festive

 Read in English
Darka e fundvitit nga stafi i ministrisë së Financave, 2017, në Plaza Hotel

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) rikujtoi pak ditë më parë administratwn që të mos përdorin fonde nga buxheti i shtetit për të organizuar dreka dhe darka festive për festat e fundvitit. “Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike [...] me qëllim plotësimin e nevojave konkrete dhe uljen e shpenzimeve,” shkruhet në dokumentin që sjell në vëmendje problemin.

Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar se zyra të ndryshme në administratë kanë ndërmarrë dhe shpallur procedura prokurimi që kanë si objekt organizimin e drekave dhe darkave festive.

Një vit më parë, ndodhi ekzaktësisht e njëjta gjë dhe APP bëri me dije se do të bllokojë ekzekutimin e pagesave për të tilla evente. Mesa duket kërcënimi i vjetshëm nuk funksionoi; meqë  rilindi nevoja për të këshilluar administratën të mos përdore fonde publike për festa të stafit.

Artikuj të ngjashëm