Kylie Jenner reagon ndaj 'tradhtisë' së Travis Scott

 Read in English

Në fillim të kësaj jave, qarkulloi kjo foto e Travis Scott, ku duket sikur është duke u përkëdhelur me një grua tjetër. Travis është i lidhur me Kylie Jenner dhe kanë një vajzë bashkë, kështu që situata është problematike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Case closed. #CommentsByCelebs

A post shared by @ commentsbycelebs on

Epo, mesa duket, e gjitha ishte një “shaka” për “t’u tallur me internetin”.

Kylie u prononcua në Instagram: “Nuk e di nëse është eksperiment shoqëror për disa, por keni të bëni me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta, familje të vërteta. Jam e lumtur që marrëdhënia jonë është e fortë sepse këto gjëra po dalin jashtë kontrollit. Interneti më tremb ndonjëherë.”

Motrat e Kylie-t, Kim dhe Khloe gjithashtu komentuan “shakanë”, duke e quajtur të “neveritshme”. Khloe tha se shkaktari duhet të ketë turp.

Kylie dhe Travis janë të lumtur, madje, mund të jenë martuar.  

Artikuj të ngjashëm