
Bora Zemani dhe Klaudia Pepa moderuan përkrah Ardit Gjebreas natën e parë të festivalit “Kënga Magjike. Arditi i qëndroi besnik një veshjeje, nga fillimi në fund. Dyshen e zezë, pantallona dhe këmishë, Gjebrea e kombinoi me një xhaketë që vodhi gjithë vëmendjen.

Bora u shfaq fillimisht në skenë me një fustan asimetrik, me një krah dhe një këmbë të zbuluar. Në anën më të mbuluar, fustani kishte motive si pasqyrë, nga shpatulla, në bel e deri në fund të këmbëve. Këpucët e tejdukshme ishin zgjedhje e mirëmenduar, pasi i zgjasnin këmbët Borës.

Klaudia Pepa veshi një fustan blu, me motive të shkëlqyeshme në blu më të errët. Në fakt, fustani saj ngjan më tepër si një trupore shoqëruar me një bisht të fryrë. Dukej veçanërisht bukur në zonat me pak ndriçim, si në foto.

Anëtari më karizmatik i jurisë, Armend Rexhepagiqi veshi një xhaketë të stërmadhe me mëngë si kambana e material që i shëmbëllen varakut. Xhaketa është reflektive, në varësi vë vendit ku e godet ngjyra, herë ngjason blu, here lejla, e herë turkez.

Orinda Huta zgjodhi një fustan me fije të dala në shpatulla e në fund, që të përcillte ndjesinë e diçkaje nga Chanel. Copën rozë me shkëlqim, Orinda e shoqëroi me geta të zeza për t’i zbutur disi ëmbëlsinë.

Ogesa Zaimi, kokë e këmbë me të zeza, me përjashtim fjogos gjigande në shpinë, çelësit të solit me rruaza në xhaketë dhe buzëve. Golfi ëshë pakëz i tejdukshëm, për të krijuar ndjesinë e njëtrajtshmërisë me getat. Cullufja e përdredhur në ball bëri gjithë veshjen bashkë.

Arben Skënderi zgjodhi një kostum me kuadratë ët errët, veshur me këmishë të bardhë.

Manjola Nallbani zgjodhi një kostum të bardhë me xhaketë të mbushur me perla teke kudo. Perlat e ngritën veshjen, pasi në të kundërt do të ishte thjesht një xhaketë e bardhë.

Gjatë performancës me trupën e baletit të Canale 5, Klaudia Pepa veshi një fustan të shkurtër me thekë të rrallë nga Elisabetta Franchi.

Dhe pas kësaj u ndërrua sërish në një fustan seksi pas trupit që mbulonte vetëm ç’ishte me rëndësi me anë të luleve të bardha.

Ndërsa Bora Zemani e përfundoi mbrëmjen me një fustan me gurë sipër e të derdhur nga beli e poshtë, ngjyrë rozë pudër. Veshjet e saj dhe të Klaudias janë nga Geraldina Sposa.

