Dojna Mema gati për 'The Voice Kids': 'Prisni të papriturën!'

 Read in English

"The Voice Kids 3” pritet të fillojë në janar të vitit të ardhshëm dhe ndryshe nga herët e tjera, programi do të drejtohet për herë të parë nga moderatorja Dojna Mema.

Ndonëse Dojna ka qenë prezente në “The Voice of Albania 6” si opinioniste, këtë edicion të gjithë sytë janë tek ajo.

 

Gjatë nje interviste për  “The Voice Kids”, moderatorja e “Pup Culture” tregoi për emocionet e para rreth këtij spektakli.

“Po e pres me padurim. Nga eksperienca e edicionit të kaluar në "Voice Room" kuptova se formatet me fëmijët në qendër, janë  ata që mbartin më shumë të papritura, emocion, punë dhe argëtim. Për mua është një sfidë të cilën mezi pres ta përballoj dhe mbi të gjitha ta jetoj 360 gradë çdo fazë të “The Voice Kids 3”. P.s :Treshi është numri im me fat!”

Një nga karakteristikat e Dojnës në ekran është sportiviteti dhe lirshmëria kur prezanton. E pyetur nëse ky spektakël do të na prezantojë me një tjetër anë të saj, Dojna tha qartë se nuk e di ç’do të ndodhë dhe do të reagojë natyrshëm, thënë ndryshe “s’i t’i vijë në atë moment’!

“Nuk e di as unë se çdo të ndodhë sepse më karakterizon sportiviteti dhe natyrshmëria, ndaj nëse do të më vijë për të qarë do qaj, nëse dua të qesh do ta bëj. Madje ime më sa herë më sheh në ekran thotë : “Po mirë, si sheh të gjitha koleget e tua sa të përmbajtura janë kur qeshin? Si lëviz qerpiku!

Ti qesh njëlloj sikur po pi një kafe në lagje!”  Kjo për të thënë se kamera nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë pengesë për të qenë UNË ,pa stisje, pa poza dhe pa menduar nëse buzëqeshja ime është “prej princeshe apo gocë lagjeje”. Për të qenë e sinqertë, preferoj këtë të dytën. Kështu që prisni të papriturën!”

Përsa i përket punës me fëmijët, moderatorja u shpreh se ka mësuar më shumë ajo prej tyre se sa të vegjëlit nga ajo.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Artikuj të ngjashëm