Tërhiqet vendimi për provimet e mbartuara, Nikolla: 'Qeveria do të heqë dorë!'

Studentët vazhdojnë protestën!

 Read in English

Pas protestave masive të studentëve, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolli doli në një konferencë për mediat ku njoftoi se vendimi është shfuqëzuar. Ajo sqaroi se tarifat nuk i vendos qeveria, por vetë universiteti.

“Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët mbetës. Do hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do ketë tarifë për provimet e studentëve mbetës”.- u shpreh Nikolla në fjalën e saj.

Ky vendim erdhi pas takimit me përfaqësuesit e lartë të universiteteve, kurse për kërkesën e përgjysmimin e tarifave të studimit, ajo sqaroi se kjo është në dorë të fakulteteve. Pavarësisht njoftimit të ministres, studentët bëjnë me dije se "nuk dorëzohen" pasi kërkojnë dhe plotësimin e 3 pikave të tjera. 

Që prej orëve të para të mëngjesit, studentë të universiteteve publike në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Durrës kanë dalë në protesta për të mos lejuar vendosjen e tarifave të larta.

Artikuj të ngjashëm