I zi dhe plot drita! Këtë vit bredhi festiv do të jetë çmenduri më vete

 Read in English

Disa njerëz duket se në këtë periudhë po ëndërrojnë për festa të zeza.

Këtë fundvit pema e Krishlinjeve nuk do të jetë më një bredh i gjelbër, por një i zi. Kryesisht në Amerikë ky trend ka pushtuar shtëpitë dhe njerëzit që parapëlqejnë të ndjekin modën po rendin çdo ditë drejt dyqaneve për ta zëvendësuar bredhin aktual.

Një trend i tillë nuk lidhet me asnjë simbolikë të veçantë, përve se me dëshirën e njerëzve për të patur në shtëpitë e tyre një pemë më shik dhe më të kombinueshme me arredimin e brendhsëm. Kështu që fraza “festa të zeza” nuk ka pse t’ju friksësojë apo t’ju bëjë të mendoni rreth ndonjë gjëje ogurzezë.

Ndërkohë kompani të ndryshme dhe dyqane kanë nxjerrë në shitje online pemë të tilla dhe zbukurime që shkojnë me to. Një bredh i zi duket se mund të kombinohet me gjithçka dhe ndjesia që të krijon prania e tij në një ambient thuhet se është e njëjtë me atë që të fal një bredh i gjelbër.

Artikuj të ngjashëm