KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

S'është e denjë për 'Këngën Magjike'? Fifi hedh poshtë çdo deklaratë!

6 Dhjetor 2018

Prej pak ditësh nëpër portale përflitet për një deklaratë të Fifit. Aty ajo supozohet të ketë thënë se nuk ndihet e denjë për të qenë pjesë e skënës së “Kënga Magjike”, për shkak të kilogramëve mbipeshë.

Sigurisht, diçka e tillë kishte shkuar në vesh të këngëtares e cila e mohoi në mënyrë kategorike.

“Normal që gënjejnë, s’e kam thënë kurrë. Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. S’e kam dhënë kurrë një deklaratë të tillë.”- është shprehur Fifi për Intv.al.

Fifi dhe Mc Kresha do të konkurrojnë sot, në natën e dytë të “Këngës Magjike”, me “Psikopatja Jote”, këngë e cila bazuar në sondazhe, është pretendente për të marrë çmimin e madh.

MOS I HUMBISNI