Ja kush mund ta marrë çmimin e artistit të ri në ‘Këngën Magjike’

 Read in English

Ju shkruajmë nga rehatia e divanit, nën batanije të ngrohta. Momentalisht, në natën e parë të “Këngës Magjike” po performojnë artistët e rinj, për të vendosur pjesëmarrjen e tyre në natën finale ose jo.

Pak më parë, ndër të tjerë, performuan Wendi Mancaku, Lorenc Hasrama & Olsi Bylyku dhe Krusita, të gjthë artistë të rinj, të gjithë pretendentë serioze për çmimin e artistit të ri.

Siç tha dhe vetë Armend Rexhepagiqi: “A do të jetë Krusita, a do të jetë paraardhësja, a do të jetë Lorenci & Olsi, nuk e dimë” (referuar artistit të ri më të mirë).

Pikërisht këta të tre zënë dhe vendet e para në sondazhin tonë, renditur kështu: Wendi, Lorenc & Olsi, Krusita. Loja luhet mes tyre, por ju votoni në faqen zyrtare, KëngaMagjike.com, për t'i dhuruar të preferuarit tuaj çmimin e artistit më të preferuar në web.

 

Artikuj të ngjashëm