Kush e mallkoi Flori Mumajesin?

 Read in English

Flori Mumajesi u rikthye në “Këngën Magjike” pas 3 vitesh me baladën “Plas”.  Edhe pse s’ka kaluar akoma  1 javë që nga dita kur e dëgjuam për herë të parë, njerëzit e konsiderojnë si një ndër këngët më të bukura për dashurinë në spektaklin e këtij viti.

Gjithçka po shkonte mirë për Florin, derisa pak më parë në llogarinë e tij të Instagram-it postoi një video.

Edhe pse në fillim të videos shfaqet i qeshur, na tregoi se në krah kishte të vendosur një serum, që tregon se diçka me shëndetin e tij s’është siç duhet.

“Kush na ka mallkuar, kush na ka mallkuar?!  Gjithsesi do ja dalim deri nesër!”- dëgjohet të thotë dhe me të drejtë mendja i shkon tek ndonjë që dashur pa dashur mund ta ketë më sysh.

Gjithsesi, situata nuk duket të jetë serioze, kështu që Flori le ta konsiderojë serumin si 'hudhër' për të prishur syrin e keq.

Artikuj të ngjashëm