Jon Markov është bebi më i ri i Instagram-it dhe mami Adelina s'mund të jetë më krenare

 Read in English

Si shumica e nënave të reja, edhe Adelina ishte skeptike për të bërë publike që herët fytyrën e bebushit të saj Jon.

Tani, që vogëlushi u rrit paksa këngëtarja jo vetëm që s’e fsheh më, por ka vendosur t’i hapë edhe një llogari Instagram-i, duke e shndërruar kështu në bebush të rrjeteve sociale.

Profili që mban emrin Jon Markov, padyshim që menaxhohet nga Adelina e cila kujdeset të postojë foto të adhurueshme të tij.

Siç mund ta shihni në postimet e fundit, Jon ka tiparet e të ëmës. Sy të shkruar, buzë të plota dhe shumë flokë.

Ai erdhi në jetë në fund të muajit gusht, por në kohët e sotme 4 muaj janë mjaftueshëm për tu bërë pjesë e botës virtuale.

Artikuj të ngjashëm