Letra prekëse e Majlindës për Majkun dhe të birin: ‘Unë e vë në gjumë me këngët e tua’

 Read in English

Ish- e dashura e Majkut, njëkohësisht nëna e vogëlushit Roan, pas debatit virtual të pak orëve më parë, i është drejtuar sërish Instagramit përmes një letre publike drejtuar Majkut, të cilën e lexoni në vijim.

“Asnjëherë nuk kam dashur që problemet ose shqetësimet t’i bëj publike, aq më pak ato të cilat kanë të bëjnë me Roanin. Kam heshtur gjithmonë në lloj-lloj situatash, por nuk do të hesht kësaj radhe kur dikush e përdor famën për “të arsyetuar” mosveprimet e duhura.

Një person i cili e ul çdo femër pasi përfundon lidhjen, tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për t’u bërë avokat i askujt, por vetëm të them publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës.

Për mua Roani është bota ime, do të doja shumë që të ishte kështu edhe babain e tij, sepse pikërisht jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që kam paramenduar që një baba biologjik, këtë fryt që sot frymon dhe rritet e zbukuron jetën time çdo ditë, do ta bëj “vegël” për të thënë të pavërteta.

Ky “serial” ka filluar me tendencën për të mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe pastaj për të dytën herë për t’i vënë dilemë kësaj të vërtete!

Nuk ka asnjë qenie që e pranon ndarjen shumë normale, por jo edhe tendencat e tilla për të më lënduar e thyer sa herë i duhet dikujt të bëjë lidhje tjetër dhe pastaj kur të jetë i lirë, të thotë që nëna e ndalon të shohë fëmijën...

U përgjigje para komentuesve, por si do t'i përgjigjesh ndërgjegjes tënde kur djali të rritet e të të pyesë për të gjitha këto drama që mbesin dëshmia më e mirë në internet?

Ndoshta dhe atëherë fajin do e adresosh tek unë, por shpresoj që të të trokasë ndërgjegjja një ditë e për hir të gjakut e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijëri.

Zoti do të na gjykojë secilin, në këtë rast mua si nënë e ty si baba, e deri atëherë më mirë të mos i arsyetohemi askujt, vetëm vetes karshi Roanit.

E unë për këtë do të jetoj shumë e qetë derisa edhe jetën jam e gatshme ta fal për të. E ta përmbush çdo zbrazëti të tij, sado e vështirë të jetë.

Njerëzinë dhe karrierën kisha sugjeruar t’i mbash larg njëra-tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je, që tregon se brenda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar vetëm përmes postimeve.”

Më pas shkruan në koment:

“Nëse asgjë më shumë nuk do të ndodhë, Roanit do t’ja shpjegoj se babi yt ka qenë një këngëtar i famshëm dhe i suksesshëm, shumë i talentuar, sepse nuk di tjetër se çfarë t’i tregoj. Kur të flasë, do të bindesh që i këndoj këngët e tua e do dëshmojë që unë e vë në gjumë me këngët e tua, sepse është e vetmja afërsi që ka me babin, e kjo nuk është për fajin tim, apo sepse unë dua kështu. Mos u merr me të pavërteta. Tek e fundit, mbylle këtë luftë përmes rrjeteve sociale, drejtësia do të përgjigjet dhe për kërkesën tënde që do të takosh djalin. Vetëm pak durim. :)”

Për të tjera detaje mbi konfliktin e dyshes, klikoni këtu.

Artikuj të ngjashëm