Ed Sheeran ngatërroi një notë dhe Beyonce ‘e dogji në ferr’

 Read in English

Beyonce dhe ED Sheeran performuan dje në Global Citizen Festival që u mbajt në Afrikën e Jugut. Teksa po këndonin së bashku hitin e tyre “Perfect” askujt nuk i ra në sy detaji që më pas do të bënte xhiron e rrjeteve sociale.

Teksa këndonte me sy të mbyllur, siç e ka zakon pjesën e tij të këngës, Ed Sheran ka ngatërruar një notë, me pak fjalë ka stonuar pak, por askush nuk e ka vënë re. Askush përveç Beyonce- s që me të dëgjuar gabimin ka hapur sytë dhe “e ka djegur në ferr” 27- vjeçarin me një shikim të vetëm.

Momenti në fjalë kaloi pa u vënë re nga publiku në sallë, por kurrësesi nga përdoruesit e rmediave sociale.

Aktualisht videoja e shkëputur nga performanca në fjalë po bën xhiron e këtyre rrjeteve dhe kryesisht të Twitter- it që në të tilla raste është ligësia vetë.

Disa njerëz i kanë hallin këngëtarit, të tjerë kanë lavdëruar mprehtësinë e veshit muzikor të Beyonce- s dhe kështu diskutimet vazhdojnë ende...

Artikuj të ngjashëm