Si të realizosh foton më të bukur të Festave të fundvitit

 Read in English

Sezoni i festave të fundvitit deklarohet i hapur dhe po ashtu edhe sezoni i fotove plot drita dhe gjallëri. Nëse jeni lodhur duke realizuar çdo vit të njëjtën foto, poshtë pemës ose pranë një dreri, na lini ne t’ju frymëzojmë me disa ide të reja, që Festat e fundvitit do t’jua bëjnë më të hareshme.

Fotot në grup

Për herë të parë përpiquni të dilni nga e zakonshmja dhe të provoni të realizoni një foto në grup me kolegët e punës apo me miqtë më të afërt. Kështu jo vetëm do të shkepni një foto më të gjallë por në të njëjtën kohë do të realizoni një kujtim që sa herë ta shhni do t’ju sjellë ndër mend njerëzit që keni patur pranë në vitin kur është shkrepur fotoja.

Fotot familjare

Gjeni pak frymëzim tek fotot e familjes Kardashian. Ata çdo vit kanë përzgjedhur nga një tematikë të caktuar dhe e kanë sjellë në foto përmes mënyrës së tyre.

Fotot e fëmijëve

Harrojini fotot poshtë pemës, apo me Santa- n. Këtë herë tregohuni pak më kreativë dhe mos i impostoni fare fëmijët për foto. Kështu ata do tregojnë anën e tyre më gazmore dhe vite më vonë do të qeshin me shkrepjen.

Guxoni

Kjo kohë ju fton të çmendeni dhe të dhuroni dashuri. Nëse këtë të dytën e bëni çdo vit, atëherë fisksoni me ndihmën e aparatit, anën tuaj më të çmendur. Të paktën kështu do të krijoni diçka për t’u mbajtur mend.

Fotot e çastit

Tashmë teknologjia na ka mundësuar të gjithëve të kemi foto çasti të printuara nga një aparat personal. Por kthehuni pas në kohë dh kërkoni për një fotograf në rrugë, ai do t’ju shkrepë foton spontane, fiks atë që do t’ju bëjë të shkriheni gazit në këto festa.

Artikuj të ngjashëm