KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Arbër Skënderaj flet për këngën e tij të parë dhe një bashkëpunimi të mundshëm me Albanin!

4 Dhjetor 2018

Javë më parë, vëllai i Alban Skënderajt publikoi këngën e tij të parë. Me këngën dhe vetë Arbrin, ne u njohëm përmes Albanit, i cili zbuloi se ky projekt është e gjitha punë e tij. E ndërsa sot, Arbër Skënderaj ishte i ftuar në Wake Up përmes një lidhjeje telefonike.

Ai tregoi se kënga e tij e parë, “Brilla” (Shkëlqen) është dedikim për të ëmën e ndjerë dhe se për të bërë një tjetër këngë,i duhet sërish një motiv i forë.

Sigurisht, pyetja që do t’ja bënim të gjithë është nëse do të ketë një bashkëpunim mes vëllezërve.

“Nuk është se e përjashtoj. Një bashkëpunim me Albanin do ta bëja, sigurisht nëse vjen natyrshëm, në mënyrë spontane.”- tregoi Arbri duke mos e përjashtuar mundësinë që një ditë t’i dhurojë publikut një duet me Alban Skënderajn.

Edhe pse muzika është një pasion i madh për të, ai u shpreh se është e vështirë të ndryshojë rutinën dhe gjithçka ka investuar deri më tani, për t’ju përkushtuar totalisht, por gjithsesi premtoi se një pasion i tillë s’mund të lihet kurrsesi në harresë.

MOS I HUMBISNI