U desh vetëm që Flori Mumajesi ta publikonte baladën e tij më të re dhe njerëzit do të fiksoheshin pas saj. Kënga, në qendër të së cilës vihet një dashuri e humbur dhe fjalë lamtumire, duket se ka prekur jo vetëm publikun, por edhe vetë Florin.
Këtë kantautori e tha përmes një video pak orë më parë në llogarinë e tij të Instagram-it.
“Sa po kthehem nga provat e Këngës Magjike. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione. M’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithesi shpresoj t’ja dalim natën e dytë kur të jemi aty. Me bekimin tuaj sigurisht.”- u shpreh ai.
Përveç kësaj, Mumajesi duke parë reagimet e njerëzve në lidhje me “Plas” nuk harroi t’i tregonte sa mirënjohës ndihej.