Almeda Abazi pret të bëhet nënë për herë të parë dhe ndonëse ajo dhe bashkëshorti kanë zgjedhur që këtë periudhë ta shijojnë në privatësi të plotë, ka gjëra rreth shtatzënisë që Almeda s’kursehet t’i bëjë publike.
Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, Abazi i është përgjigjur disa pyetjeve në Instastory. Fansat duan të dinë në çfarë muaji është, nëse ka marrë kilogram apo jo dhe gjëra të tjera të këtij lloji.
Dhe meqë të tilla pyetje ishin pafund, Almeda vendosi t’i përgjigjet njëherë e mirë.
“Hyj në muajin e 5-të dhe meqë po më bëjnë shumë pyetje për kilet, mos t’i hymë kësaj teme ju lutem. Po ha çdo gjë!”- përgjigjet ajo, duke e përforcuar edhe me një “Poooo” të fortë në një tjetër pyetje.
Almeda dhe partneri i saj, presin të bëhen prindër të një vogëlushi.