KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Brenda dasmës madhështore të Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

3 Dhjetor 2018

Eventet festive të martesës Jonas-Chopra nisën të mërkurën dhe përfunduan të dielën. Dasma u nda në disa ceremoni, të cilat u finalizuan me celebrimin para Zotave dhe ligjit. Gjithçka nisi me një ritual lutjeje Hindu të quajtur pooja, i cili u pasua me ceremoni sangeet, mehndi dhe haldi.

Ceremonia sangeet është një traditë e dasmave indiane që përmban valle, këngë dhe muzikë. Ceremonia mehndi, shumë i rëndësishëm si ritual, konsiston në aplikimin e kënasë në duart dhe këmbët e nuses. Dhe së fundi, ceremonia haldi mbahet mëngjesin e dasmës. Secili në shtëpinë e tij, nusja dhe dhëndri lyejnë trupat me pastë haldi – pasta është e përbërë nga turmerik, ujë trëndafili dhe pudër dru sandali.

Ngaqë çifti nuk lejoi publikimin e fotove nga ceremonitë, s’kishim parë ende asgjë. Dje, Pryianka postoi vetë disa foto dhe video në Instagram.

Dhe s’po flasim për video dosido, po flasim për video ku gjithë familja Jonas dhe Chopra kërcejnë me gjithë zemër, si pjesë e ceremonisë sangeet. Secila familja pati për detyrë të interpretonte me kërcim mënyrën si u njohën Nick dhe Priyanka.

Sigurisht, morën pjesë Joe Jonas, Sophie Turner dhe Kevin Jonas me koreografitë e tyre. Duke marrë parasysh se Nick dhe Priyanka kanë vite në show biz, sfida e kërcimit nuk zhgënjeu.

“Unë dhe Nick mezi po e prisnim sangeet, një tjetër ritual para dasmës,” shkruan Priyanka në Instagram. “Secila familje tregon historitë tona përmes këngëve dhe kërcimeve, mbushur me hare dhe dashuri. Jemi të dy shumë mirënjohës. Do ta mbartim gjithnjë me vete dashurinë dhe harenë që përcollët këtë mbrëmje të veçantë.”

Në një tjetër postim, Priyanka shfaqi disa momente nga ceremonia mehndi, në të cilën nusja lyen duart dhe këmbët me këna. Ajo shkroi se mehndi “është një ritual shumë i rëndësishëm para dasmës.” Atë pasdite patën zanafillën dhe festat për të cilat kishin ëndërruar të dy.

Ajo që nuk kaloi pa u vënë re nga kjo dasmë ishte gjithashtu mungesa e Meghan dhe Harry- t, duke qenë se dukesha është mikeshë e ngushtë e nuses. Shkak për këtë mungesë mësohet të jetë bërë gjendja shëndetësore e Meghan- it dhe pamundësia e saj për të udhëtuar për shkak të shtatzënisë.

MOS I HUMBISNI