Kjo është periudha në të cilën thonjtë e vajzave fillojnë të duken më të ndritshëm dhe më festivë se asnjëherë tjetër. Thonjtë me motivet e Festave të fundvitit janë një “po” e madhe ndaj ne po ju vijmë në ndihmë me 5 lloje dizenjosh që kënaqin shijet e secilës nga ju.
Xixa
Xixat dhe shkëlqimi nuk mund të mungojnë në fundvit. Nëse jeni gati shkoni tek e kuqja apo e arta, në të kundërt provoni diçka që bie më pak në sy. Glitter- i rozë në nude do të ishte i përsosur.
Ngjyra
Festat e fundvitit pranojnë ngjyra pafund. Nëse nuk dëshironi t’i qëndroni besnike atyre tradicionaleve, eksperimentoni me ngjyra neon apo pastel. Këtë vit thonjtë nuk kanë fare regulla.
Dizenjot
Harrojini dienjot me gurë të stërmëdhenj! Vizatimet e punuara me dorë dhe të personalizuara janë gjithçka çfarë ju duhet për të patur një pamje minimaliste dhe të çmendur në të njëjtën kohë.
French
Thonjtë me xhel mund të dalin e të hyjnë 100 herë nga moda. Manikyr- i french është ai që do të ngelet gjithmonë. Këtë seson provoni që french- it klasik t’i shtoni pak xixë ose ndonjë ngjyrë festve si jeshilja apo kuqja.
Gjatësia
Nëse keni bërë ndër mend të gatuani për gjithë familjen këtë muaj, do t’ju këshillonim thonj të shkurtër dhe praktikë. Nëse e keni brërë ndër mend vetëm të hani, atëherë çmenduni me thonj të stërgjatë, ovalë ose balerinë.
Kështu thonë trendet!