KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Pse MC Kresha doli me çantë në ‘Kënga Magjike’?

1 Dhjetor 2018

Në performancën e “Kënga Magjike” të Fifit dhe MC Kreshës, ku prezantuan këngën me të cilën konkurrojnë, “Psikopatja jote” tërhoqi vëmendjen e mbarë publikut një detaj i vogël.

Çanta e shpinës së reperit!

Meqë s’para ndodh dhe s’jemi mësuar të shohim një pamje të tillë, me të drejtë njerëzit pyetën: Pse dhe a ishte e nevojshme?

Prive zbulon se çanta e lëkurës i përket koleksionit të labelit P.I.N.T (Për Inati t’Njoni Tjetrit) ku Kresha bën pjesë dhe tashmë është në shitje.

Pikërisht kjo performancë, sipas reperit është parë e duhura për të promovuar koleksionin e labelit të krijuar në vitin 2010.

 

MOS I HUMBISNI