KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Dashuri dhe seks

Një grua e shkurtër + burrë i gjatë = Martesë të lumtur!

1 Dhjetor 2018

Mund t’ju tingëllojë si një grupim fjalësh i pakuptimtë, por ja që midis një burri të gjatë dhe martese të lumtur ekziston vërtet një lidhje.

Pas studimeve të shumta, Kitae Sohn PhD në Ekonomiks vuri re se burrat e gjatë sigurojnë një martesë të shëndetshme, aq më tepër kur partnerja që kanë në krah është një grua e shkurtër apo maksimumi me gjatësi mesatare.

Sohn grumbulloi të dhënat e 7,850 grave dhe pa se lumturia e tyre ndikohej drejtpërsëdrejti nga gjatësia e burrave. Ai deklaron se gratë tërhiqen shumë nga meshkujt e gjatë, krejt instiktivisht. Aq shumë madje, sa vetë ato s’dinë ta shpjegojnë plotësisht arsyen.

Megjithatë duhet theksuar se sipas këtij studimi,  gjatësia e burrit ndikon vetëm në 18 vitet e para të martesës.

Për këta në foto zgjati shumë pak!

Burrat e gjatë të japin ndjesinë e mbrojtjes

Studimi la të kuptonte se martesa mes një burri të gjatë dhe një gruaje të shkurtër ka përfitime të dyanshme, ose siç biologjikisht do të shpreheshim është një simbiozë e dyfishtë: burri e ndjen të detyrueshme ta mbrojë partneren e tij (në dukje të brishtë) çka edhe ia kënaq egon, ndërkohë që gruaja ndjen përkushtim dhe siguri në krahët gjigantë të tij.

Jo vetëm kjo, por sipas studimeve të shumta:

Burrat e gjatë janë më inteligjentë

Kanë të ardhura më të larta, për vetë faktin se aparenca u hap shumë dyer

Kanë një status të lakmueshëm social

 

 

MOS I HUMBISNI