KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Në klipin e ri, Ariana Grande bën shaka me penisin e ish-të dashurit dhe jo vetëm

1 Dhjetor 2018

Ariana Grande publikoi videoklipin e këngës së famshme kushtuar ish-ave “Thank You, Next”, që është i mbushur vetëm me detaje. Si fillim, pak vëmendje për pjesën që askush nuk e mendonte që do të përfshihej në video.

Në një pjesë të këngës, Ariana shfaqet duke shkruar në ditarin e saj. Siç mund ta shihni, ajo shkruan  “I love you always” (Të dua përgjithmonë) dhe “HUUUGE” (i madh).

“HUUUGE” i referohet gjithë thashethemeve të pak kohëve më parë, që nisën nga një postim në Twitter, ku një ndjekëse e pyeste Ariana-n për gjatësinë e Pete Davidson. Ajo u përgjigj “10 inches” që konvertohet në 25.4 cm.

E kështu pra, interneti aq deshi: “Pete Davidon ka një penis në gjatësi rreth 24cm”.

Nga ana tjetër, Pete u shpreh në SNL me humor pak kohë më parë: “Oh, ajo është shumë e vogël [në trup]. Mendoj se penisi im ka një gjatësi mesatare dhe duke qenë se ajo është e vockël, çdo gjë i duhet e madhe.”

Në në tjetër pjesë të videoklipit, Ariana sërish bën shaka me penisin e Pete-it duke thënë “ai ishte shumë i lezetshëm dhe ti e di...ishte shumë i madh”.

Jeni gati për detajet e tjera: “Army pants and flip flops” e vërteta; sa fansa të “Mean Girls” kemi këtu?

Në kasetë shkruhet “Për Ari-n, nga Ari”.

Kur puth barkun e rrumbullakosur të vajzës shtatzënë, në fakt shenja e buzëkuqit është aty para puthjes. Ok, gjëra që ndodhin.

Ups, Kris Jenner sërish.

Kënga u publikua dje dhe sot ka mbi 41 milionë klikime. Shijojeni.

MOS I HUMBISNI