Urime, je gati për të nisur një lidhje të re!

 Read in English

Shumë njerëz besojnë se lidhjet e reja do t’i shërojnë plagët e një ndarjeje ose të vetmisë. Gjithsesi, psikologët janë të mendimit se njerëzit duhet të marrin kohë për të reflektuar para një kapitulli të ri, për të kuptuar nëse janë vërtetë gati ose jo.

Por si ta kuptoni që është koha e duhur për t’i thënë "Po" një njeriu tjetër në jetën tuaj?

1. E shkuara s’ju shkakton më emocione negative.

Frika që kishit dikur kur takonit ish-in, nuk është më. S’ka më inat brenda jush dhe kujtoni vetëm gjërat e mira. Kjo tregon që keni ecur përpara dhe jeni gati të përkushtoheni diku tjetër.

2. S’keni frikë nga vetmia

Sado paradoksale mund të tingëllojë, nuk jeni kurrë më shumë gati për një lidhje të re sesa në momentin kur s’jeni vërtetë gati. Në këtë moment ju jeni rehat me të qënit vetëm dhe s’po prisni më dikë që t’ju “shpëtojë” nga vetmia. Je e mbushur me dashuri për veten dhe humori yt varet vetëm nga ty.

3. Ke miqtë  dhe interesat e tu personalë.

Kuptove që jeta jote nuk duhet fokusuar tek një person i vetëm. Vetëm kur e bën këtë je gati për diçka të re.

4. Je gati jo vetëm për të marrë dashuri, por për të dhënë gjithashtu.

5. Reagoni shumë qetësisht kur shihni marrëdhëniet e të tjerëve

Jeni gati të shihni histori dashuri pa derdhur lot dhe jeni më e lumtura në botë kur shoqja juaj e ngushtë martohet.  Kjo tregon që brenda jush s’ka asnjë ndjenjë xhelozie për ata që e gjeten lumturinë para jush. Ti e di që një ditë do të të ndodhë dhe ty!

6. Ke dëshirë të dalësh në takime.

Mendimi që do të flasësh sërish për veten dhe do të dëgjosh dikë tjetër gjithashtu, nuk të lodh më. Përkundrazi, zgjon interesat e tua.

7.  Gjen guximin të thuash “Jo”!

Tani e di shumë mirë çfarë vlen për ty dhe çfarë jo. Nuk ke më frikë të shkëpusësh çdo marrëdhënie që nuk të çon asgjëkundi.

8. Je gati të bësh kompromise.

E ndjen se je e gatshme të diskutosh dhe të dëgjosh edhe kritikat e partnerit. Kjo bën që lidhja të zhvillohet edhe më. Kompromisi është çelësi.

Artikuj të ngjashëm