Ok, përgatituni të dëgjoni lajmin më “tronditës” që ka lidhje me një bebe mbretërore. Meghan Markle po mendon ta shmagë foton legjendare që zakonisht princeshat bëjnë pas lindjes së bebushit.
Burime pranë Vanity Fair, bëjnë me dije se Markle po konsideron të lindë në shtëpinë e saj, që do të thotë: shumë larg Londrës dhe daljes publike.
Duket se çifti po mendon disa opsione në lidhje me ditën e lindjes dhe kjo që thamë më lart është një prej tyre.
Si princ William ashtu dhe Harry janë fotografuar sapo kanë ardhur në jetë. Të njëjtën traditë ruajti dhe Kate, me 3 fëmijët e saj. Dhe nëse Meghan po e mendon seriozisht këtë, nënkupton një largim të skajshëm nga tradita mbretërore.