Jam një nga ata njerëzit që i kushtoj më shumë rëndësi kujdesit ndaj fytyrës dhe jo aq shumë lëkurës së trupit, pavarësisht se jam e vetëdijshme që edhe lëkura e trupit ka nevojë për eksfolim të rregullt, ashtu si edhe fytyra.
Duke qenë se më pelqen të investoj me shumë në produktet e fytyrës sesa ato të trupit, vendosa që të eksperimentoja një ditë, duke krijuar një scrub me disa përbërës që secilit i gjenden në kuzhinë.
-2 lugë kafe turke të bluar
-2 lugë vaj ulliri/kokosi/jojoba
-1 lugë sheqer të bardhë/kafe
Miksojini të gjithë përbërësit në një tas të thellë me madhësi mesatare dhe mund t’i shtoni pak vaj nëse doni që scrub-i të jetë më i lëngshëm.
Teksa kafeja dhe sheqeri masazhojnë lëkurën duke e liruar nga armiku i tyre më i madh (a.k.a qelizat e vdekura), vaji ushqen lëkurën e re të sapodalë në sipërfaqe.
Një nga arsyet pse e dua këtë përzierje edhe më shumë është sepse për një moment më bën të besoj që jam një njeri i nxirë dhe cili individ në rruzullin tokësor, nuk do donte të ishte i nxirë, qoftë edhe për disa minuta surreale?!
E lehtë, efektive dhe e krijuar posaçërisht për njerëzit (përfshirë edhe mua) që mendojnë se të shkosh në supermarket për të blerë një scrub për trupin është menaxhim i keq i kohës, dhe koha është e shenjtë :P.
Ky artikull u shkrua nga Kristela Çoku, Beauty Blogger – 23 vjeç, themeluese e www.jepanouis.com.