Kërkon falje ndaj efektives Ina Nuka: 18- vjeçari rrëfen dhunën fizike

 Read in English

Daniel Dobraj, i akuzuar për gjymtimin e efektives Ina Nuka në protestën e dhunshme të 22 nëntorit nga banorët e zonës së Astirit ka folur për televizionin “Fax News” nga ambientet e paraburgimit, Fushë- Krujë.

Dobraj theksoi se qëllimi i protestës konsistonte në mbrojtjen e banesave dhe kurrsesi në lëndimin e polices.

“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolla që kam hedhur unë ajo që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”.

Fill pas ndjesës publike, i akuzuari ka rrëfyer se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar fizikisht nga katër civila dhe drejtori.

“Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që t'i takoj për shkak të festave. Unë jam 18 vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5” ka përfunduar ai.

Mbi Danielin rëndojnë katër vepra penale:  “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Artikuj të ngjashëm