Berat/ Burri hedh gruan nga kati i tetë, më pas hidhet edhe vetë

 Read in English

Një 80-vjeçar nga Berati ka hedhur nga kati i tetë i pallatit bashkëshorten 78-vjeçare, e cila ishte në gjendje të rënduar shëndetësore prej kohësh. Më pas, ai është hedhur edhe vetë. Çifti nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas Top Channel, të moshuarit qëndronin vetëm në apartament pasi fëmijët jetonin jashtë vendit prej vitesh. 

Të afërmit e 80-vjeçarit pohojnë se ai vuante nga depresioni dhe ka tentuar disa herë të vetëvritej.

Artikuj të ngjashëm