Pas lyerjes së flokëve, 19-vjeçarja zgjohet në mëngjes më kokën e deformuar

 Read in English

Nëse i keni lyer ndonjëherë flokët në shtëpi, me shumë gjasë keni pasur frikë se mos ju dëmtohen ose skalpi irritohet. Tani, shtoni tek “skenari juaj i ankthit” edhe një tjetër mundësi të tmerrshme: ënjtja e fytyrës!

Estelle, 19 vjeçe, studente në Paris, tregoi për Le Parisien mbi ndodhinë e papritur fill sapo ngjyrosi flokët në shtëpi. Fytyra iu fry duke u zmadhuar gati sa dyfishi i madhësisë normale. Dhe po, për pak humbi jetën nga incidenti.

Ajo bëri një test i cili zbulon nëse një person është ose jo alergjik nga substancat që aplikohen në lëkurë. Priti vetëm 30 minuta – ku ndërkohë në udhëzimet e testit thuhet se duhet të priste 48 orë – dhe vazhdoi punën me lyerjen e flokëve.

“Para se të shkoja në spital, nuk mendoja se do të arrija gjallë. Duke parë formën e kokës sime, më dukej e pabesueshme,” tha ajo.

Estelle shpreson që njerëzit të mësojnë nga përvoja e saj, të jenë më vigjilentë ndaj produkteve të tilla, pasi pasojat mund të jenë fatale.

Një pjesë e mirë e njerëzve kanë alergji nga bojrat e flokëve si pasojë e një përbërësi të njohur me emrin paraphenylenediamine (PPD), i gjendur edhe tek ngjyrat që përdoren për tatuazh, printera etj.

Sipas një studimi të vitit 2012 nga Journal of Research in Medical Sciences, alergjitë e rrezikshme PPD mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në veshka dhe aparatin e frymëmarrjes.

 

Estelle – e cila tashmë gëzon shëndet të plotë – dëshiron që kompanitë e bojrave të flokëve të jenë më transparente në lidhje me PPD-në dhe paralajmërimin ta bëjnë më të qartë dhe më të dukshëm.

Burimi: Women’s Health

Artikuj të ngjashëm