Metropolitan

Ndërron jetë Robbie Coltrane, aktori që luajti Hagrid në filmat e 'Harry Potter'

Ndërron jetë Robbie Coltrane, aktori që luajti Hagrid në
Photo Credits: Everett, Collection, Getty

Robbie Coltrane, aktori veteran me origjinë skoceze, i njohur për pjesëmarrjen e tij në serialin britanik "Crackers" dhe ekskluzivitetin e filmave "Harry Potter", ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Coltrane lindi me emrin Anthony Robert McMillan më 30 mars 1950, në Glasgow, Skoci si djali i një mjeku dhe një mësueseje. Pas diplomimit nga Shkolla e Artit në Glasgow, ai vazhdoi studimet për në Edinburg.

Por ndërsa përpjekjet e tij për t'u bërë artist dështuan, Coltrane filloi të bënte "stand-up comedy" në klubet e Edinburgut. Ai ndryshoi mbiemrin në nder të legjendës së xhazit, John Coltrane, ndërsa iu drejtua aktrimit në Londër.

Roli kryesor i Coltrane është ai i dr. Edward "Fitz" Fitzgerald, një psikolog krimesh antisocial me një dhunti për zgjidhjen e krimeve, në serialin "Crackers" të Jimmy McGovern, i cili kishte mbi 25 episode midis viteve 1993 dhe 2006.

Ajo performancë, fituese e BAFTA-s, e çoi Coltrane në role të tjerë, përfshirë dy filma të James Bond. Rolet e tjera të rëndësishme dytësore të Coltrane erdhën kur ai luajti Rubeus Hagrid Giant në filmat e "Harry Potter".

Burimi: Hollywood Reporter

 

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

Robbie Coltrane, the actor who played Hagrid in the 'Harry Potter' films, dies

Ndërron jetë Robbie Coltrane, aktori që luajti Hagrid në
Photo Credits: Everett, Collection, Getty

Robbie Coltrane, the veteran Scottish-born actor best known for his roles in the British series Crackers and the Harry Potter film franchise, has died at the age of 72.

Coltrane was born Anthony Robert McMillan on March 30, 1950, in Glasgow, Scotland, the son of a doctor and a teacher. After graduating from the Glasgow School of Art, he continued his studies in Edinburgh.

But as his attempts to become an artist failed, Coltrane began doing stand-up comedy in Edinburgh clubs. He changed his surname to jazz legend John Coltrane as he turned to acting in London.

Coltrane's main role is that of dr. Edward "Fitz" Fitzgerald, an antisocial crime psychologist with a knack for solving crimes, in Jimmy McGovern's Crackers, which ran for over 25 episodes between 1993 and 2006.

That BAFTA-winning performance led Coltrane to other roles, including two James Bond films. Coltrane's other notable supporting roles came when he played Rubeus Hagrid the Giant in the Harry Potter films.

Source: Hollywood Reporter