KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Anabel Picks

Çorapet për shapka me gisht ekzistojnë dhe e kemi seriozisht

28 Nëntor 2018

Nëse deri tani e keni menduar veshjen e shapkave me gisht me çorape si diçka të pamundur apo absurde na lini t’ju tregojmë se gaboheni. Çorapet që vishen me shapka me gisht ekzistojnë dhe jo, nuk po bëjmë shaka.

Fjala është për ngrohëset e këmbëve që veshin kryesisht balerinat, ato kanë gishta të hapur gjë që do të thotë se mund të vishen me çdo gjë. Edhe me shapka me gisht!

Po për çfarë mund të na hyjnë ne në punë një palë të tilla?

Këto lloj çorapesh janë shumë të rehatshme, të ngrohta dhe për më tepër në modë. Ato mund të vishen sipër getave dhe të kombinohen me shallin apo kapuçin. Marka të njohura veshjesh kanë nxjerrë në shitje çorape të tilla dhe çmimet e tyre variojnë nga më të të kripurat deri tek më të përballueshmet.

Këtë vit ky trend ka bërë një rikthim, për të na lejuar sërish të rrimë ngrohtë dhe të dukemi bukur në këto ditë të ftohta dimri.

MOS I HUMBISNI