Kur dasmën ta prish fotografja: Sjelljet e 26-vjeçares tmerrojnë të ftuarit

 Read in English

Një dasmë në Texas përfundoi shumë larg perfektes, vetëm për faj të fotografes! 26-vjeçarja Katerine Mehta, me profesion fotografe dhe modele ka përfunduar në pranga për shkak të rrëmujës që shkaktoi në dasmë.

Çifti e kishte paguar vajzën për të kapur çastet më të bukura nga mbrëmja e tyre, por në fakt e gjejnë duke bërë seks me një prej të ftuarëve.

Kur rojet e sigurisë i kërkuan të largohej, ajo ka shpërthyer në të shara kundër dasmorëve dhe s’e ka lënë me aq. Sjellja e saj arriti kulmin kur urinoi në një prej pemëve të oborrit ku po zhvillohej festa.

Të shqetësuar, çifti i kërkoi policisë ta merrte 25-vjeçaren dhe menjëherë pas kësaj u vu në pranga. As arrestimi duket se nuk e ndali fotografen, e cila kërcënonte policët se do tu vriste familjet.

Artikuj të ngjashëm