KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Çfarë po ndodh rreth nesh

Vëllai i Alban Skënderajt publikon këngën e tij të parë!

27 Nëntor 2018

Pak minuta më parë, Alban Skënderaj u prezantoi ndjekësve në Instagram vëllain, Arbrin. 42- vjeçari jeton prej shumë vitesh në Itali dhe siç Albani shprehet “dhe ai si unë, që në fëmijëri e ka patur pasion muzikën edhe pse prej vitesh ka një tjetër profesion.”

Për herë të parë, Arbri ka publikuar një këngë të vetën dhe Albani është aty për t’i dedikuar fjalët më të ngrohta.

“E kemi nisur bashkë dhe nuk ishte aspak më pak i talentuar se unë. Rrethanat jo të lehta bënë që ai të mos vazhdonte dhe pse unë me familjen me vite ia kemi kërkuar. Më në fund vendosi të realizonte dhe të publikonte një këngë vetëm për pasion. Edhe pse për herë të parë dhe pa asnjë eksperiencë ka bërë gjithçka vetë! Me forcat e veta! As edhe një suport nga unë! Tekstin, këndimin, produksionin madje edhe videon modeste e ka realizuar vetë pa më treguar asnjë gjë. Se ai kështu ka qenë gjithmonë, altruist dhe punëtor ndaj gjithçka ka dashur ta arrijë vetë.”

Në përfundim shkruan:

“Unë jam shumë krenar për të, që gjeti kurajon të provonte veten por mbi të gjitha që arriti të nxirrte një dedikim të dhimbshëm nga shpirti, forcë që unë ende nuk e gjej te vetja. Të dua fort vëlla dhe uroj që muzika të jetë mikja jote për gjithë jetën.”

Kënga titullohet “Brilla” (Shkëlqen) dhe është vërtet e këndshme. Zëri i Arbrit vjen i ngrohtë dhe kënga tepër interesante. Dëgjojeni dhe gjykojeni vetë:

 

MOS I HUMBISNI