KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sot

Ç’të bësh kur gjendesh në shi pa çadër

27 Nëntor 2018

Viti? 2018. Shiu? Mbetet i rrëmujshëm. Çadrat? Ende të pazonjat për veten e vet. Në këtë vit të largët të civilizimit,  s’është shpikur ende një çadër që të bëjë punë, një çadër që të lajmëron kur e harron në kafe, apo një mënyrë për të kontrolluar motin. Të themi të drejtën, nëse kemi çuar njerëz në hënë, mund të gjejmë një dreq mënyre për të kontrolluar motin si të na volitet!

Por ne, ne do t’ia dalim. Nuk kemi nevojë për çadrat dhe tangërllikun e tyre. Ne jemi të aftë, të shkathët, inteligjentë. Në vend të një çadre, në një ditë me shi, sidomos në një ditë me shi ku duhet të mbarosh punë rreth e qark qytetit, provoni:

·         Një kapele

·         Një libër të trashë, ndoshta një katalog mobilerie me kopertinë të fortë

·         Një pelerinë gjigande me kapuç

·         Një kapelë dushi

·         Një shall të mbështjellë në kokë si Audrey Hepburn

·         Një pallto të hedhur mbi kokë, mbërthyer në ball dhe në mjekër, duke lënë kështu hapësirë vetëm për sytë

·         Një palë pushime në një vend ku nuk bie shi

·         Një shtëpi. Jo mbi kokë, thjesht një shtëpi ku të fusësh kokën

·         Dhe së fundi, asgjë. Lagu në shi si dështak

MOS I HUMBISNI