KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flokët

Si t’i mblidhni flokët gjithë stil në këto ditë me shi

27 Nëntor 2018

Ditët me shi janë një tmerr i vërtetë. Përveç baltës, këmbëve qull dhe gjërave të zakonshme vajzat përballen edhe me makthin e flokëve të shpupuritur që sado që t’i krehësh nën efektin e lagështirës fillojnë dhe marrin kot. Për këtë arsye po ju mësojmë disa truke të thjeshta, por gjeniale që do t’ju ndihmojnë t’i kapni flokët gjithë stil në këto ditë me shi.

Stili

Një topuz është ai që ju nxjerr gjithmonë nga situata. Mund ta kapni të rregullt ose të çrregullt, në varësi të stilit dhe rehatisë tuaj.

Karfica

Karficat do t’ju ndihmojnë të mbani të fiksuar seksionet e flokëve që zakonisht marrin kot. Këtu kryesisht e kemi fjalën për baluket që ju e dini sa e pamundur është të qëndrojnë të krehura në këtë kohë.

Llak

Llaku i flokëve është e vështirë të japë një pamje natyrale, por në rastin e topuzit të rregullt është i domosdoshëm. Ai ju ndihmon të mbani të fiksuar edhe të quajturat “baby hair” pa përdorur karfica, por në të njëtën kohë i jep flokëve një shkëlqim të besdisshëm.

Për të shmangur këtë shkëlqim këshillohet përdorimi i tij me anë të një furçe të imët që kreh, por nuk ngjit pas koke fijet e fllokëve.

Rrjetë

Përgjithësisht balerinat përdorin rrjeta sa herë që duan të kapin shpejt një topuz. Aksesori në fjalë është thuajse i padukshëm si nga larg ashtu edhe nga afër.

Kapëse

Së fundmi kapëset e flokëve në formë fjongoje të kadifenjtë po bëjnë namin. Merrni shembull nga vajzat e famshme dhe blini një të tillë për t’i shpëtuar makthit të ditëve me shi.

MOS I HUMBISNI