Jemi zyrtarisht në sezon festash. Melania Trup zbuloi dekorimet për Krishtlindje të Shtëpisë së Bardhë dhe në vështrim të parë, një korridor bie në sy më shumë se dhomat e tjera, thjesht sepse ngjan sikur është larë në gjak.
Zonja e Parë publikoi një video në të cilën ajo bredh nëpër Shtëpi dhe sheh e prek me gëzim dekorimet që zgjodhi me dorën e saj. Korridori që përmendëm më sipër ka në të dyja anët pemë tërësisht të kuqe, të madhësive të ndryshme. Nëse picërron sytë, duken si shërbëtoret e “Handmaid’s Tale”, mungon vetëm kapela e bardhë. Nëse keni 57 sekonda kohë, gjykoni vetë.
Vjet, i njëjti korridor u dekorua me degë të thata, të gjata deri në tavan, organizuar në vazo të ndriçuara vetëm në bazë. Ngjan më tepër si një skenë nga një e ardhme distopike, ku toka është shkatërruar dhe gjithçka ka ngrirë në zymtësi, sesa si atmosferë festive.
Ngjyra e kuqe supozohet të simbolizojë patriotizmin, por në këtë rast, vetëm atë përshtypje s’jep.