
Snihurivka, Ukrainë

Disa lejlekë fluturojnë mbi një territor të djegur në rajonin e Mykolaiv, në jug të Ukrainës.
Lyon, Francë

Protestuesit vrapojnë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, gjatë përleshjeve me policinë franceze. Prej disa netëve, më shumë se 23,000 zjarre janë ndezur, të rinjtë janë përleshur me policinë, rreth 12,000 automjete janë djegur dhe më shumë se 2,000 ndërtesa publike janë dëmtuar. Gjithashtu, janë plaçkitur edhe dyqane e supermarkete.
Zaporizhzhia, Ukrainë

Një ushtar ukrainas që ka humbur këmbën në një betejë me trupat ruse, rikthehet në fushëbetejë me këmbë protetike. Presidenti Zelensky tha sërish se Rusia mund të jetë duke planifikuar një sulm në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.
Jenin, Bregu Perëndimor

Një fëmijë palestinez mban një armë gjatë funeralit të personave që u vranë në operacionin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin. Izraeli tërhoqi trupat nga Jenini, pasi kreu një prej operacioneve më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor, të pushtuar prej vitesh.
Nanterre, Francë

Nëpër muret e qytetit Nanterre shihen graffiti që bëjnë thirrje për drejtësi, hakmarrje dhe revolucion për vrasjen e 17-vjeçarit, i cili humbi jetën sepse nuk ndaloi për kontroll nga një oficer i policisë franceze. Emmanuel Macron po përballet me një prej krizave më të mëdha të mandatit të tij të dytë në detyrë, pas protestave të shumta që kanë përfshirë vendin.
Miami Beach, Florida, SHBA

Njerëzit mblidhen për të parë fishekzjarrët e Ditës së Pavarësisë në South Beach në Miami Beach.
Dhanbad, Indi

Një vajzë po djeg qymyr, në mënyrë që ta bëjë atë të përdorshëm dhe ta shesë pranë një miniere.
Fort St John, Kanada

Më shumë se 500 zjarre kanë shpërthyer në Kanada për gati një muaj, duke përhapur një mjegull e cila ka mbërritur në territorin e SHBA.
Haarlem, Holandë

Një pemë e shkulur nga stuhia Poly, e cila goditi jugun dhe lindjen e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të kësaj jave përpara se të intensifikohej mbi Detin e Veriut. Më pas u përplas në Holandë, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Bakhmut, Ukrainë

Një ushtar ukrainas i qëllon me armë drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë Bakhmut. Ukraina tha se trupat e saj kishin rifituar më shumë terren përgjatë fronteve lindore dhe jugore në atë që presidenti, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi si përparim në një javë "të vështirë" për kundërsulmin e Kievit.
Pervomaiskyi, Ukrainë

Njerëzit vrapojnë nga një sulm me raketa ruse në një lagje të banuar.
Jenin, Bregu Perëndimor

Banorët e kampit të refugjatëve në Jenin largohen nga shtëpitë e tyre, pasi ushtarët izraelitë po kryejnë një operacion në këtë zonë.
Pervomaiskyi, Ukrainë

Një burrë mban një foshnjë të plagosur teksa zbret shkallët e një ndërtese të dëmtuar.
Jabalia, Gaza

Anëtarët e krahut ushtarak të xhihadit islamik palestinez, Al-Quds, marshojnë në kampin Jabalia në Gazën veriore për të parë dhe dënuar operacionin ushtarak izraelit në Jenin.
Lviv, Ukrainë

Banorët kujdesen për njëri-tjetrin pasi një bllok pallatesh u dëmtua nga një raketë në Lviv. Rusia gjuajti me raketa në qytetin perëndimor të Ukrainës, duke vrarë të paktën shtatë persona.
Paris, Francë

Një modele vesh një krijim nga Ashi Studio për koleksionin vjeshtë-dimër 2023-2024 të modës së lartë. Modelja është fotografuar në muzeun Jean-Jacques Henner gjatë Javës së Modës.
Hautes-Pyrenees, Francë

Çiklisti i ekipit Jumbo-Visma, Wout Van Aert, gjatë Turit të Francës, i cili po zhvillohet prej disa ditësh.
Gátova, Spanjë

Gjatë paradës së krenarisë në veri të Valencias, një pjesëmarrës valëvit flamurin e krenarisë.
Pamplona, Spanjë

Banda e Pamplonesa performon gjatë hapjes së festivalit të demave në San Fermín.
Pamplona, Spanjë

Njerëzit protestojnë kundër mizorisë së kafshëve para fillimit të festivalit San Fermín.
Ankara, Turqi

Një gjarpër noton në liqenin Mogan pranë Ankarasë, Turqi.