KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Street Style

Përfundimisht, atletet e këtij viti do vazhdojnë të bëjnë namin për shumë gjatë

26 Nëntor 2018

Nëse ka diçka që kemi mësuar nga koleksioni “The Ten”,( koleksion i ardhur nga bashkëpunimi mes Virgil Abloh dhe Nike) është se mungesa e harmonisë dhe simetrisë është ajo çfarë duan më shumë të fiksuarit pas atleteve tek këpucët e tyre.

Dhe kur hamendësuam se eksperimenti kishte marrë fund, dizajnerët e Nike prezantuan gjithë variantet e atleteve me logo-n e mirënjohur- nga një logo të dukshme në të dy anët e atletes në dizajn të ri me detajin ikonik- Swoosh u gjend në mes të siluetave më të njohura, me Air Force One si versionin më të pëlqyer.

Është koha për t’ju prezantuar me dizajnin e ri Air Force 1 Low.  Urojini mirëseardhjen Nike Air Force 1 LV8 Utility, frymëzuar nga stili dekonstruktivist i Virgil Abloh, që shënon gjithashtu edhe fundin e këtij viti.

Gati në ngjyrat bardh e zi dhe me nuanca ngjyrë ulliri, Air Force 1 Utility, bashkangjitur me  logon e njohur në anë të saj, tani ka venë në qendër të vëmendjes logo-t në miniaturë, jo vetëm në anët e saj, por edhe në në pjesën para. Ky nuk është ndryshimi i vetëm në dizajnin legjendar të kësaj atleteje.

Koleksioni i ri i Air Force 1 ka ndryshuar si pjesën e brendshme ashtu dhe atë të jashtme, duke i shtuar detaje në ngjyrë të verdhë në pjesën e qafës. Lëkura e butë në krye të tyre është çfarë i jep një pamje premium dhe i lejon të jenë të rehatshme në këmbë.  Një veçori e tillë është tipike për atletet Air-Force, gomat e së cilës janë projektuar për të ofruar ekuilibër në çdo kusht atmosferik.

Është momenti ideal për të zbuluar fuqinë e Air Force 1! ! Nike Air Force 1 LV8 Utility janë bërë për tu veshur me personalitet dhe nuk ka asnjë dyshim që ky sezon do të vendosë rregulla të reja kreativiteti dhe stili elitar. Koleksionin e plote te Nike Air Force 1 LV8 Utility, mund ta gjeni ekskluzivisht ne dyqanin Buzz Sneaker Station ne QTU.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI