Rozana Radi prezantoi sot tek “Kënga Magjike”, baladën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”.
Para kësaj, Bora Zemani e pyeti këngëtaren se për çfarë i lutet Zotit në këto Krishtlindje.
“Të bëhem mami sa më shpejt!”- u përgjigj Rozana pa u menduar fare. Rozana dhe partneri i saj duket se këtë Vit të Ri janë më shumë se kurrë gati për tu bërë prindër.
Edhe pse jetën e saj private Rozana e mban larg portaleve dhe rrjeteve sociale, për herë të parë për partnerin ajo foli në mars të 2017-ës, e ftuar tek “Rudina”.
Radi pranoi se prej disa vitesh bashkëjeton me partnerin e saj dhe se nga kjo lidhje ka gjetur vetveten.