Në këtë seri të ‘çfarë fluturon hahet’, kjo grua është fejuar me një abazhur

 Read in English

Amanda dhe Lumiere vendosën të fejoheshin vitin e kaluar, tashmë ajo ka e ka atë tatuazh në parakrah dhe çdo gjë duket se u ecën për mrekulli.

Lumiere është një abazhur i pashëm rreth 100- vjeçar ndërsa Amanda një grua londineze e dashuruar me të marrëzisht. Ajo e identifikon veten si “objektum seksual” që është sinonimi i sindromës së objektofilisë. Sendi i parë me të cilin Amanda ra në dashuri ishte një daulle dhe më pas Statuja e Lirisë në SHBA.

Sipas saj, me Lumier- in ishte dashuri me shikim të parë, ndaj ajo vendosi që për nder të ndjenjës të bënte tatuazh në trupin e saj potretin e tij.

Lumiere e filloi jetën e tij 91 vite më parë në Gjermani, ndërsa me Amandën u njoh në Ebay kur ajo e bleu për 400 paundë. Lidhja e tyre është e hapur, pasi njëkohësisht ajo ka edhe 25 abazhurë të tjerë në shtëpi.

Pavarësisht kësaj ata tashmë po bëjnë plane për një dasmë në të cilën do të jenë të ftuar të gjithë miqtë dhe të afërmit e çiftit duke qenë se të gjithë e dinë dhe janë dakord për dashurinë e tyre.

Artikuj të ngjashëm