Dieta

Ç’dietë përdori Hygerta Sako për të humbur plot 12 kg

23 Nëntor 2018

Ç’dietë përdori Hygerta Sako për të humbur plot

Hygerta Sako përveçse është e zonja të mirëmbajë një lëkurë për t’u pasur zili, arriti të humbasë plot 12 kg në fjalët e saj “duke ngrënë sipas grupit të gjakut, me aktivitet fizik dhe shumë vullnet”. Nëse të bën të humbasësh 12 kg (ose të paktën ndihmon në të këtë mision), ia vlen t’i hedhim një sy dietës së famshme.

Dieta e Grupit të Gjakut u krijua nga naturopathi Peter J. D’Adamo, i cili beson se ushqimet që konsumon, ndërveprojnë kimikisht me grupin e gjakut. Nëse ndjek një dietë të ideuar për grupin tënd të gjakut, trupi do ta tresë ushqimin në mënyrë më efiçente. Si rezultat, humbet peshë, ke më shumë energji dhe parandalon sëmundjet.

Ç’mund të hash varet nga grupi i gjakut. Ja çfarë rekomandon D’Adamo.

Grupi 0: Një regjim ushqimor të pasur me proteina, pulë, peshk dhe perime, dhe njëherazi të varfër në brumëra, bishtaja dhe bulmet. D’Adamo rekomandon suplemente vitaminash për të luftuar problemet me stomakun që kanë njerëzit me grup gjaku 0.

Grupi A: Një regjim ushqimor vegjetarian bazuar në fruta dhe perime, bishtaja dhe legume, dhe drithëra – mundësisht organike dhe të freskëta sepse sipas D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A kanë sistem imunitar të ndjeshëm.

Grupi B: Shmangni misrin, grurin, hikërrorin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit. Pula është gjithashtu problematike, thotë D’Adamo. Inkurajohen perimet e freskëta, vezët, disa lloje mishi dhe bulmeti pa yndyrë.

Grupi AB: Ushqimet e rekomanduara përfshijnë tofun, frutat e detit, bulmetin dhe perimet e gjelbërta. D’Adamo thotë se njerëzit me grup gjaku AB kanë aciditet të ulët në stomak. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe mishin e përpunuar.

Nëse doni të dini më shumë për dietën e famshme, mund të klikoni në faqen zyrtare të D’Adamo.

MOS I HUMBISNI