Si të veshim këmishën e të dashurit/babit dhe të dukemi kaq yll sa Ori Nebijaj

 Read in English

Tashmë dihet botërisht: Vajzat vdesin për të veshur rrobat e të dashurit! Në fakt, aq i përhapur është ky “fenomen”, sa në ditët e sotme s’mund të qëndronte larg vëmendjes së meme-ve kudo nëpër internet.

Dakord, por sot do të flasim për tjetër gjë (jo bluzën me kapuç): E kemi fjalën për këmishat e gjera, disa numra më të mëdha se masa jonë trupore, që pse jo mund të vishen nga të dyja gjinitë.

Përveç atyre romantike e deri tek ato praktike, një ndër arsyet që shumë vajza dhe gra zgjedhin këmishat e gjera a.k.a këmishat e të dashurit/babit lidhet me modën.

Si ta kuptojmë këtë?

Mjafton të referohemi tek disa nga kombinimet e Ori Nebijajt që nëse e keni vënë re, është padyshim mjeshtre e “Këmishave të Gjera”.

Në studion e "Wake Up", moderatorja shfaqet shpesh me veshje të lirshme, oversized. Ndryshe nga ç'mund të imagjinohet, qëndrojnë po aq bukur në trup sa edhe këmishat e ngushta.

Le pastaj që janë lehtësisht të kombinueshme; qoftë me pantallona ose fund.

Mjaftojnë ndonjëherë një palë atlete + një kapelë  dhe veshja më cool e verës është dy hapa larg.

Tani, qershia mbi tortë: Kush tha që nuk janë aspak femërore dhe të përshtatshme për evente zyrtare ose dalje televizive, të mendohet dy herë. Para jush, Ori tek "Opinion".

Një pamje më e qartë:

Kështu pra, që sot e tutje ndoshta do të keni një arsye më shumë për t'i bërë këto këmisha pjesë të garderobës suaj.

Në vijim gjeni disa ide kombinimesh:

Artikuj të ngjashëm