KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fashion News

Pas ‘shpërthimit kundër racizmit’, Dolce & Gabbana i kërkon falje Kinës

23 Nëntor 2018

Bashkë-themeluesit e Dolce & Gabbanna ditën e sotme (e premte, 23 nëntor) i kanë kërkuar falje shtetit të Kinës, duke u përpjekur ndër të tjera të shpëtojnë një treg të rëndësishëm për markën luksoze, pas reagimit të ashpër ndaj fushatës së fundit të reklamave.

Stefano Gabbanna dhe Domenico Dolce theksojnë ndër të tjera respektin dhe dashurinë e tyre ndaj kulturës kineze.

Nga e majta në të djathtë: Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce

“Gjatë këtyre ditëve, kemi rishqyrtuar shumë gjëra me trishtim të madh lidhur me gjithë çfarë i shkaktuam shtetit tuaj. Na vjen shumë keq. Kërkojmë falje.

Në familjet tona, na është mësuar respekti për kulturat e ndryshme në të gjithë botën. Prandaj po kërkojmë falje sot, sepse bëmë gabimin duke keqinterpretuar kulturën tuaj.

Duam t’u kërkojmë ndjesë gjithë kinezëve kudo në botë, sepse ka shumë të tillë. E kemi shumë seriozisht.

Ne kemi qenë gjithnjë të dhënë pas Kinës, kemi qenë aty sa e sa herë. Kemi vizituar shumë qytete. E duam kulturën tuaj. Na vjen keq që gabuam në mënyrën si e shprehëm veten. S’do ta harrojmë kurrë gjithë ç’ndodhi, që sigurisht nuk do të përsëritet më!

Do të bëjmë më të mirën tonë, do ta respektojmë kulturën kineze në tërësinë e saj.

Nga thellësia e zemrës, kërkojmë faljen tuaj!”

Në fund, drejtuesit e shtëpisë italiane të modës e mbyllin mesazhin e tyre duke kërkuar edhe njëherë ndjesë në gjuhën mandarine (një ndër dialektet e gjuhës kineze, i përhapur kryesisht në veri dhe në jugperëndim të Kinës).

MOS I HUMBISNI