Paraditen e sotme, banorët e zonës së Astirit u përfshinë në një protestë të dhunshme, nga e cila mbeti e plagosur një prej efektiveve të policisë. Ina Nuka, 24-vjeç humbi 2 gishtat e njërës dorë pasi një shpërthimit të lëndëve plasëse.
Ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel, Muka rrëfeu momentin e plagosjes.
“Ishim me shërbm tek Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës.”- tregoi ajo, nga shtrati i spitalit ku po merr mjekimin që i duhet.
Pak minuta më parë, kryeministri Rama në Instagram-in e tij postoi një foto nga ambientet e spitalit.
Ndër të tjera, ai bëri me dije se po përgatit gjithçka që Nuka t’i nënshtrohet në mënyrë të menjëhershme një operacioni në Stamboll.