Showbiz

Prezantuesja e famshme italiane flet për televizionin në Shqipëri dhe Alketa Vejsiun!

Prezantuesja e famshme italiane flet për televizionin në Shqipëri

Disa orë më parë, Alketa Vejsiu postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, një fragment bisede të shkëputur nga programi i famshëm italian “Maurizio Costanzo Show”.

Prezantuesja e famshme italiane flet për televizionin në Shqipëri

Teksa diskutonin rreth programeve të ndryshme, ishte Maurizio ai i cili përmendi i pari Shqipërinë, e më pas fjalën e mori moderatorja e famshme Paola Perego. Ish- moderatorja e “Verissimo”, u ndal gjatë tek televizioni shqiptar, e në veçanti si shembull mori Alketa Vejsiun.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë! Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë fantastike. Aty kam takuar edhe Alketën, e cila është prezantuese shumë e njohur atje, jemi bërë edhe mike tani. Ajo bën programet e Bonolis-it  në Tiranë, si “Piter Pan” dhe është e zonja. Unë kam qenë prezent tek regjistrimi i programeve dhe janë me të vërtetë shumë avantgardë.  Ishte surprizë për mua!”- dëgjohet të thotë Perego.

Nga ana tjetër, pas fjalëve të ëmbla Alketa e ka falenderuar përzemërsisht moderatoren duke i treguar gjithashtu mirënjohjen dhe dashurinë që shqiptarët kanë për vendin fqinj.

“Nuk kam fjalë Paola! Je prezantuesja që Shqipëria e ka duartrokitur gjithmonë dhe një grua për tu patur zili. Suksesi është vërtet rezultati i ardhur pas shumë vitesh punë dhe përkushtimi dhe ti ishe një shembull i mirë.  Faleminderit për vlerësimin, je model për tu ndjekur. Uroj që një ditë të jem unë ajo që them fjalën time për ty dhe vendin që e duan të gjithë, tek “Maurizio Costanzo Show”. Shqipëria e do Italinë!”- shkruan Alketa e cila më poshtë sqaron fansat e saj për çfarë u fol më sipër.

Prezantuesja e famshme italiane flet për televizionin në Shqipëri

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

The famous Italian presenter speaks for television in Albania and Alketa Vejsiu!

Prezantuesja e famshme italiane flet për televizionin në Shqipëri