Jemi zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, i cili sipas Sustan Miller, është shenja më me fat këtë muaj dhe vitin tjetër. Gjithashtu, siç mund t’ua ketë marrë mendja, Shigjetarët festojnë ditëlindjen nga 22 nëntori deri më 21 dhjetor. Nëse keni një Shigjetar në jetën tuaj dhe s’dini ç’ti blini, jemi këtu për ju.
Shigjetarët janë shenja më aventuriere e zodiakut. Të ishte në dorën e tyre, do të linin gjithçka e do të udhëtonin botën me sa para të kishin në xhep. Në biseda, janë njerëzit më të hareshëm dhe interesohen për ju, po aq sa interesoheni ju për ta.
Sigurisht, jo të gjithë Shigjetarët kanë mundësi t’i përkushtohen aventurës. Parukierja, shefi, ndoshta një shoqe fëmijërie juaja mund t’i përkasë kësaj shenje dhe ju, jeni në kërkim të dhuratës.
Kathy Biehl e podcastit Astro-Insight thotë se Shigjetarët mërziten shpejt dhe janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje që ushqen pasionet e tyre intelektuale. Mund t’u dhuroni ndonjë libër, ose ndonjë send që lidhet me një interes jetëgjatë tyrin. Gjithashtu, në stil, Shigjetarët preferojnë të jenë komodë dhe praktikë.
Classic Kanken 13" Laptop Backpack, për $110.
Për sa i përket dhuratave specifike, mund t’u dhuroni një çantë shpine cilësore, një valixhe ose një mbajtëse pasaporte. Edhe nëse s’udhëtojnë shumë, dhurata juaj do t’i frymëzojë të hedhin hapin e parë.
Mund t’u dhuroni qelqurina për shtëpinë, si për shembull një set gotash vere, jo krejtësisht të zakonshme.
Philosykos Eau de Parfum nga Dyptique për $165
Mund t’u blini një parfum me nota toke, druri dhe myshku; një mënyrë për t’i sjellë më pranë natyrës.
Ose, ose, prenotojini një udhëtim, qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë. Mjafton që Shigjetari juaj të bëjë qejf.
iPhone Leopard Case nga Wildflower Cases për $35
Një send krejt qesharak është gjithnjë i mirëpritur. Ndoshta një kasë celulari e paparashikueshme, një kuletë në formën e një kafshe a diçka të kësaj natyre.
Damixhan kristali me 6 gota nga Amazon.com për $69.99
Dhe së fundi, s’mund të gaboni me diçka për të dekoruar shtëpinë. Mund t’i blini një poster të filmit të preferuar, ca qirinj aromatikë a një damixhan ekstravagant tavoline.
"Ciklopi" nga Brajan Sukaj për 800 lekë
Dhe diçka e fundit: libra. Kush nuk do libra?